Integrimi
15 vjet “Lilienthal”: Ku mikpritja shqiptare takon shijen mesdhetare
Me rastin e jubileut të restorantit Lilienthal në Glattpark ZH, për Albinfo.ch flet pronari, Milaim Bediji, kuzhinierët e restorantit dhe disa klientë besnikë
Në Glattpark, restoranti “Lilienthal” ka mbetur për 15 vite një adresë e dashur për dashamirët e ushqimit mesdhetar dhe mikpritjes shqiptare. Nga një ide familjare, ai është shndërruar në një pikë takimi për komunitetin lokal dhe diasporën shqiptare në Zvicër.
Me rastin e këtij jubileu, biseduam me pronarin Milaim Bediu, me kuzhinierët e restorantit dhe me disa klientë besnikë. Tani, krahas restorantit “Lilienthal”, ai ka siguruar edhe një sallë tjetër ahengjesh. Restoranti i Milaim Bediut sjell rreth vetes një klientelë të përzier, përfshirë shqiptarët e këtij kantoni.
albinfo.ch: Si ndiheni që restoranti “Lilienthal” po feston 15-vjetorin e tij?
Milaim Bediji: Është një ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje. 15 vite nuk janë pak – pas tyre fshihen shumë punë, përkushtim dhe sakrifica. Jam i lumtur që kemi arritur ta bëjmë “Lilienthal”-in një vend ku njerëzit ndihen si në shtëpi.
albinfo.ch: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë këtyre viteve dhe si e keni përballuar?
Milaim Bediji: Më e vështira ishte gjatë pandemisë, kur duhej të mbyllnim dyert dhe të gjenim mënyra të reja për të mbijetuar. E kaluam falë besimit të klientëve besnikë dhe falë punës së palodhur të ekipit tim dhe familjes sime.
albinfo.ch: Çfarë e bën “Lilienthal”-in të veçantë krahasuar me restorantet e tjera?
Milaim Bediji: Atmosfera e ngrohtë familjare, mikpritja dhe zemërgjerësia jonë shqiptare. Ne nuk ofrojmë vetëm ushqim, por një përvojë – një copëz Itali dhe Mesdheu në zemër të Glattparkut.
albinfo.ch: Sa ka ndikuar diaspora shqiptare në suksesin e këtij restoranti?
Milaim Bediji: Shumë. Diaspora shqiptare na ka mbështetur që në fillim dhe është gjithnjë në rritje, sidomos në ahengjet e vogla familjare deri në 60 persona. Njëkohësisht, ajo na ka hapur dyert edhe tek klientët zviceranë e ndërkombëtarë. Jam mirënjohës për çdo shqiptar që ka sjellë miqtë apo kolegët e tij tek ne.
albinfo.ch: A keni menduar për zgjerim ose projekte të reja në gastronomi?
Milaim Bediji: Po, gjithmonë mendoj për ide të reja. Gastronomia kërkon inovacion të vazhdueshëm. Përveç “Lilienthal”-it, kam pasur edhe projekte të tjera dhe nuk e përjashtoj mundësinë e zgjerimit në të ardhmen.
albinfo.ch: Çfarë do të thotë për ju të jeni pjesë e kësaj feste 15-vjeçare?
Milaim Bediji: Do të thotë shumë – është si të festosh ditëlindjen e një pjese të jetës sime. Ky restorant është bërë pjesë e historisë sime personale dhe të familjes sime.
albinfo.ch: Si e shihni rolin e “Lilienthal”-it në komunitetin lokal dhe diasporën shqiptare?
Milaim Bediji: “Lilienthal” është bërë një pikë takimi – për biznesmenë, familje, grupe miqsh, dhe veçanërisht për komunitetin shqiptar në Zvicër. Shpesh kemi parë njerëz që njihen tek ne, festojnë bashkë dhe krijojnë kujtime të bukura.
albinfo.ch: Çfarë mesazhi dëshironi t’u përcillni klientëve me këtë festë jubiliare?
Milaim Bediji: Një falënderim të madh nga zemra. Pa klientët tanë, nuk do të kishte 15-vjetor. Shpresoj të vazhdojmë shumë vite të tjera së bashku.
albinfo.ch: Çfarë keni mësuar nga përvoja me klientë të kulturave të ndryshme?
Milaim Bediji: Kam mësuar që ushqimi është gjuhë universale. Pavarësisht kulturës, një tryezë e mirë bashkon njerëzit dhe krijon lidhje të reja. Tek ne në Glattpark klientët janë multikulturë, ndaj gjuha angleze është bërë e domosdoshme.
Francesco Russo, shef i kuzhinës në Lilienthal
Si është të punosh në një restorant që ka krijuar emër në Zvicër?
Për të krijuar një emër si “Lilienthal” duhet shumë përkushtim, që çdo detaj të jetë në rregull. Është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe. Ne e dimë që klientët presin cilësi dhe shije të qëndrueshme, prandaj punojmë me pasion çdo ditë.
Çfarë ju motivon çdo ditë në punën tuaj?
Ne jemi një personel shumë i mirë, ndihemi si në familje dhe kemi një udhëheqje të fortë. Por mbi të gjitha, reagimet e klientëve – kur ata buzëqeshin dhe thonë “është fantastike” – na japin energji të re.
Cila është pizza më e veçantë për ju personalisht?
“Pizza Lilienthal”. Është e thjeshtë dhe elegante, mishëron filozofinë e kuzhinës sonë.
Klientë të kënaqur!
Prej sa kohësh vini në “Lilienthal”?
Claude Aebischer: Unë vij prej shumë vitesh, pothuajse që nga hapja. Është bërë një vend i zakonshëm për drekë, darkë apo festa.
Çfarë ju pëlqen më shumë te ky restorant?
Claude Aebischer: Ushqimi i freskët, shërbimi i ngrohtë dhe ndjenja familjare. Nuk është thjesht restorant, por vend ku ndihesh i mirëpritur. Veçoj mikpritjen gjithmonë me buzëqeshje dhe faktin që “Lilienthal” si klientë të rregullt na bën gjithmonë të ndihemi të vlerësuar.
Çfarë kujtimi ose përvoje të veçantë keni pasur këtu?
Thomas Baumann: Kam festuar ditëlindjen time dhe ishte një nga mbrëmjet më të bukura. Muzikë, atmosferë e gëzueshme dhe shërbim perfekt – një kujtim që nuk harrohet.
Foto: Afrim Nevzadi
Lexoni po ashtu:
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz













