Lajme
15 miliardë funte, për një urë mes Skocisë dhe Irlandës së Veriut
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se ka një plan për të ndërtuar një urë mes Irlandës së Veriut dhe Skocisë pasi që Britania të dalë nga Bashkimi Europian.
Kjo urë do të kushtonte 15 miliardë funte.
Johnson ka kërkuar nga zyrtarët që të shikojnë kostot dhe rreziqet e ndërtimit të kësaj ure me gjatësi 28 milje përgjatë Detit Irlandez, transmeton gazeta express, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri ka kërkuar nga zyrtarët të ekzaminojnë edhe mbledhjen e fondeve dhe kalkulimin e rreziqeve, njëra prej të cilave është edhe ndërtimi i urës përmbi bomba të paeksploduara të hedhura gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai mendon se ndërtimi i një ure që do të lidhë këto dy vende mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve brenda Britanisë pas një ndarjeje të madhe në vend që erdhi si pasojë e procesit të Brexitit. Irlanda e Veriut dhe Skocia kanë votuar që të qëndrojnë brenda bllokut, derisa e para po përballet me mundësinë e një ndërtimi të pikave kufitare me Irlandën që mund të dëmtojë bizneset dhe të shkaktojë prishje të paqes.
Kjo ide e kryeministrit britanik ka marrë shumë kritika.
“Shumë ura të gjata janë ndërtuar, por asnjë përgjatë një pellgu me ujë kaq të gjerë, të thellë dhe me dallgë të fuqishme”, ka thënë inxhinieri James Duncan nga Edinburgu.
“Përgjatë një pjese të madhe rruga përshkon thellësinë e 300 metrave. Kjo do kërkonte diku 30 kulla mbështetëse të gjata gati 400 metra që të mbanin rrugën përmbi nivelin e ujit dhe thellësinë e detit. Në total ura do kërkonte 54 kulla të gjatësive të papara ndonjëherë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët