CH-Ballkani
15 kompani kosovare të përpunimit të drurit në Panairin e Hanoverit
15 kompani të përpunimit të drurit të Kosovës po vizitojnë panairin LIGNA 2017, në Hanover Gjermani, i cili është hapur sot e deri më 26 maj.
Kompanitë kosovare po marrin pjesë në këtë panair me qëllim të njohjes së teknologjisë së fundit, trendeve të tregut dhe për t’u lidhur me blerës me qëllim të rritjes së shitjeve dhe vendeve të punës.
Ndër kompanitë që do të jenë pjesë e panairit janë: Elnor, Ukaj, Sela Impex, Limani, Lesna Indesign, Lesna, Berto, Lumi, Shehu, Dili Komerce, dhe Art Design, transmeton albinfo.ch.
Në këtë panair përfaqësuesit e kompanive kosovare kanë rastin të njihen me 1500 kompani të cilat ekspozojnë teknologjinë e përpunimit të drurit, letrës, energjisë, si dhe teknologjisë së ngjyrosjes dhe avancimeve softuerike.
Vizita e kompanive kosovare në Panairin Ndërkombëtar LIGNA 2017 është ndihmuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe mbështetur nga USAID EMPOWER Privat Sector në partneritet me Sida.
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës është themeluar në vitin 2004 për të mbështetur përpunuesit e drurit në Kosovë dhe për të promovuar industrinë e përpunimit të drurit në vend.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








