Muzikë
Erza, me vokalin e saj, po mahnit gjithë Francën
Erza Muqolli vazhdon ta dëshmojë veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë
Erza Muqolli është 14-vjeçarja me origjinë nga Deçani i Kosovës, e lindur në Paris të Francës. Prindërit e saj kanë emigruar drejt Francës në vitet ’90. Në Francë ajo është tashmë ndër të rinjtë që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore. Muqolli ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” në Top Chanel, ku ka folur për familjen, origjinën shqiptare si dhe sukseset në muzikë, transmeton albinfo.ch.
Muqolli u shpreh se viziton çdo vit Kosovën e shoqëruar nga familja e saj, dhe në çdo koncert e thotë me krenari që është shqiptare. Për Muqollin, idhulli i saj në muzikë është Dua Lipa.
Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe një album muzikor.
Lajmin e dha vetë artistja e vogël, ndër të tjera, Erza zbuloi se kush është artistja shqiptare, e cila i ka kërkuar bashkëpunim.
Ajo tha se këngëtarja Tuna i ka shkruar babait të saj për të bërë një bashkëpunim.
“Kur kam nisur të këndojë ‘Xhamadani’, Tuna ka qenë që më ka kërkuar të bëjmë një bashkëpunim”, tha ajo. /Albinfo.ch

Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriErza Muqolli
- Prejardhja:Paris
- Vendi ku vepron:Farncë
- Profesioni:Këngëtare
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














