Integrimi
14-vjeçari shqiptar mahnit jurinë gjermane
E përzgjedhura e talentit shqiptar ishte Lena, e cila u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që Dio përzgjodhi atë si trajnere
Dio, është një djalë shqiptar i cili është bërë pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani.
14 vjeçari me performancën e tij të parë në audicionet e fshehura, ka mahnitur jurinë.
Ndërsa pas performancës ai është duartrokitur nga publiku ndërsa juria kanë hyrë në “luftë” se cili të marrë Dion në ekipin e tij, shkruan KultPlus.
Dio, një djalë shumë i talentuar dhe me një paraqitje të mrekullueshme në skenë, është cilësuar si një djalë argëtues dhe është vlerësuar për faktin se ai shkruan vetë këngët e tij, përcjell albinfo.ch.
Kjo është arsyeja pse ai patjetër i takon fazës “The Voice Kids” dhe bindi audiencën dhe trajnerët me zërin e tij jashtëzakonisht të bukur gjatë interpretimit të këngës “People Ordinary” nga John Legend.
Voice Kids është shfaqja më e suksesshme e talentit në Gjermani. Lena, Mark Forster dhe Stefanie Kloß, BossHoss janë anëtarët e jurisë të cilët sapo e duan njërin nga zërat në ekipin e tyre ata kthejnë ulëset e tyre dhe fillojnë me komentet.
E përzgjedhura e talentit shqiptar ishte Lena, e cila u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që Dio përzgjodhi atë si trajnere.
Mbetet të shihet rrugëtimi i Dios në këtë garë jashtëzakonisht të fortë të cilës Dio tashmë i ka hyrë fuqishëm.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













