Maqedonia
14 të vdekur, 7 në gjendje të rëndë
Mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipce dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev kanë vizituar spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup.
Pas vizitës Ministri i Shëndetësisë para gazetarëve konfirmoi se viktimat janë 14 dhe jo 15 siç flitej mëngjesin e sotëm, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.
Për momentin nga 7 pacientët në gjendje të rëndë 4 janë të shtruar në spitalin “9 shtatori” ndërsa 3 të tjerët në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”, raporton “Alsat”.
Për momentin 37 të shtruar në gjendje më të mirë shëndetësore gjenden në spitalin “8 shtatori”, ndërsa 8 në Klinikën e Shkupit “Nënë Tereza”, kurse 2 në spitalin e Tetovës dhe 1 në atë të Gostivarit, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se nga 4 të lënduarit në gjendje të rëndë 3 janë operuar dhe për momentin janë nën observimin e plotë të ekipit të mjekëve.
Ministri Filipçe siguroi nga ana tjetër se ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën dhe se 80 për qind e mjekëve ndodhen në shërbim dhe në disponibilitet të plotë për përballimin e kësaj situate emergjente.
Dy ditë zie në Maqedoni për aksidentin tragjik
Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim mbrëmë që sot dhe nesër ti shpall ditë zie në këtë shtet për t’i nderuar 14 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë.
Ndërsa Komuna e Gostivarit njofton se do të shpall tri ditë zie për këtë ngjarje.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












