Lajme
137 mijë analfabetët e Kosovës
55 mijë qytetarë në Kosovë janë analfabetë të plotë, që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ndërsa 82 mijë që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, por në shkallë të kufizuar
Shkalla e analfabetizmit në Kosovë vazhdon të jetë shetësuese edhe në vitin 2013. 55 mijë qytetarë në Kosovë janë analfabetë të plotë, që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ndërsa 82 mijë që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, por në shkallë të kufizuar, tregojnë shënimet zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të nxjerra në bazë të regjistrimit të popullsisë,
Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se analfabetët e regjistruar në mes të moshës 10 dhe 24 vjeç, janë më shumë të gjinisë mashkullore. “Një fakt që brengos është numri prej 5,178 analfabetëve të regjistruar të moshës 10-24 vjeç. Nëse analizohet më mirë kjo shifër vërehet se në grupmoshën 10-19 ka më shumë djem analfabetë sesa vajza, që flet se më nuk bëhet fjalë për konservativizëm të familjeve siç mendohet shpesh tek ne, por për probleme ekonomike me të cilat përballen ato familje. Pra, djemtë duhet të punojnë për ta ndihmuar familjen dhe mbeten analfabetë. Kjo është moshë e re për të mos ditur lexim-shkrim, sepse nga këta të rinj pritet të punësohen dhe të mbajnë familje”, ka thënë Popovci transmeton gazeta “Zëri”.
“Analfabetizmi në vend zhduket duke ofruar mësim cilësor”, thotë ai. “Këtu është roli i shtetit. Ndërkaq, organizimi i kurseve për lexim-shkrim mund të ndihmojë në zbutjen e problemit, por, shton Pupovci, “në Kosovë problemi i analfabetizmit nuk është as i përmasave as i natyrës së tillë që kurset të jenë zgjidhja e preferuar”, ka thënë ai.
Jonuz Salihaj ekspert i arsimimit nga AAK ka thënë se shkaktare e analfabetizmi në vend është Ministria e Arsimit e cila nuk është duke bërë sa duhet për këtë kategori. “Asnjëherë deri më tani nuk kanë organizuar kurse speciale për këtë kategori. Nuk janë të interesuar për ta zhdukur analfabetizmin, e gjitha çka ata janë duke bërë janë duke u munduar që përmes fakulteteve të shumta që i kanë hapur, ta mashtrojnë opinionin që gjoja nuk ka analfabetizëm në vend”, ka thënë Salihaj.
Ndër të tjera Salihaj ka deklaruar se duhet që të ndryshohet sistemi i arsimit në vend, sepse në këtë mënyrë vendi është duke prodhuar analfabetizëm dita-ditës.
Kurse Arbër Morina, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit, ka thënë se gjitha shqetësimet për këtë çështje Ministria i merr shumë seriozisht. “Të gjitha të gjeturat që lidhen me sferën e arsimit, MAShT i merr seriozisht dhe mu për këtë MASHT në Planin Strategjik të Zhvillimit të Arsimit në Kosovë 2011-2016, objektivë ka gjithpërfshirjen dhe mësimin gjatë gjithë jetës si bazë të tërë sistemit arsimor dhe si të drejtë dhe obligim ndaj qytetarëve”, ka thënë Morina.
Sipas tij, analfabetizmi është i lidhur me trendin e braktisjes së shkollimit. “Sipas Statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin shkollor 2002/2003 shkollimin e kanë braktisur 1,67 % e nxënësve, ndërsa në vitin shkollor 2011/2012 braktisja e nxënësve ka rënë në 0,5 %, që d.m.th se shkalla e braktisjes ka rënë shumë”, ka thënë ai. Ndër të tjera Morina ka thënë se shumica e atyre që e braktisin shkollimin këtë e bëjnë për shkaqe ekonomike, migrimit të shpeshtë fshat-qytet etj.
Kurse psikologia, Jeta Rexha, çështjen e analfabetizmit në vend e ka arsyetuar me situatën e rëndë ekonomike në vend. “Shkaqet e braktisjes janë të shumta dhe të ndërlidhura mes vete. Në Kosovë situata ekonomike është e rënduar. Kjo situatë pasqyrohet me shkallën e lartë të varfërisë (45 % varfëri dhe 15 % varfëri ekstreme), që i vë shumë familje në sfidën e dërgimit të fëmijëve në shkollë, e për më tepër mbajtjes së tyre në shkollë së paku gjatë shkollimit të obliguar. Po ashtu, situata e këtillë ekonomike nuk krijon mundësi për investime në fushën e arsimit, si në aspektin e cilësisë, ashtu edhe në aspektin e infrastrukturës. Lëvizjet e pakontrolluara demografike fshat-qytet e kanë vështirësuar procesin e mësimit, duke stërngarkuar shkollat urbane. Sistemi i arsimit, pasluftës nuk ka pasur trajtimin e duhur institucional”, ka thënë Rexha.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













