Bota
134 viktima nga shembja e digës në Brazil
Bilanci i shembjes së një dige pranë një miniere në Brumadinho, në juglindje të Brazilit, u përshkallëzua në 134 të vdekur dhe rreth 200 të zhdukur, njoftuan autoritetet.
Në ditën e njëmbëdhjetë të kërkimeve, forcat zjarrfikëse në shtetin e Minas Gerais saktësuan se 199 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur dhe se 120 nga 134 trupat e gjetur janë identifikuar.
Kërkimet u ndërprenë për disa orë të dielën dhe të hënën për shkak të motit të keq, por helikopterët kanë rinisur monitorimet nga ajri të zonës pasditen e sotme.
Shumë persona u shpallën të zhdukur pas shembjes së një dige në shtetin brazilian të Minas Gerais.
Një lumë i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale” dhe një përgjegjës i zjarrfikësve raportoi për shumë të vdekur, sipas dëshmive të banorëve, pa dhënë një bilanc të saktë, shkruan Ata, përcjell albinfo.ch.
Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39 000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











