Lajme
13 vjet burg dhe masa psikiatrike për kosovarin që ka vrarë kunatën
Personi në fjalë, i lindur në Kosovë, nuk ka marrë dënimin maksimal pasi është konstatuar se ka vepruar nën ndikimin e psikozës akute
 
                                                                        Për vrasjen, muaj më parë, të kunatës, nënë e tre fëmijëve në Löhne në rrethin Herford, një 48-vjeçar, shtetas i Kosovës është dënuar me 13 vjet burg. Dënimi i është shqiptuar për veprën penale vrasje tinëzare dhe tentim vrasjeje si dhe dëmtime të rrezikshme trupore, raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.
Gjykata e Landit në Bielefeld ka konstatuar në procesin gjyqësor të mbajtur të hënën se në dhjetor të vitit 2020 personi tashmë i dënuar kishte qëlluar për vdekje kunatën e tij 33-vjeçare në banesën e gruas së tij, e cila ishte ndarë nga ai.
Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte qëlluar edhhe vëllain e tij, transmeton albinfo.ch. Gjykata, krahas dënimit me 13 vjet burg ka urdhëruar gjithashtu që personi i sëmurë mendor të vendoset në një pavijon psikiatrik.
Personi në fjalë, i lindur në Kosovë, nuk ka marrë dënimin maksimal pasi është konstatuar se ka vepruar nën ndikimin e psikozës akute.
Kështu gjykata ka ndjekur masën e dënimit, të kërkuar nga prokurori publik.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Mbrojtja mund të kërkojë një rishikim të aktgjykimit nga Gjykata Federale e Drejtësisë në Karlsruhe.
Kryetari i trupit gjykues Christoph Meiring ka theksuar gjatë gjykimit se 48-vjeçari kishte sjellë shumë vuajtje dhe dhimbje në familjen e tij dhe të vëllait të tij, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, sëmundja nuk e justifikon atë, ka thënë Meiring.
Sulmi në dhjetor 2020 qe paraprirë nga një konflikt familjar që kishte vazhduar një kohë të gjatë. I akuzuari kishte pas ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe babait që në vitin 2010.
Më vonë ai vuante gjithnjë e më shumë nga një mani e pabazuar e kërcënimit dhe helmimit nga gruaja e tij. Në vitin 2015 ai kishte goditur pa ndonjë arsye gruan ndërsa po ngiste një makinë.
Ngrindja e fundit dhe largimi gruas ka ndodhur në pranverën e vitit 2020. Pas kësaj, 48-vjeçari ka vazhduar të ndjehej i kërcënuar. Para aktit, ai ka thënë se duhej të përballej me një komplot nga familja dhe të afërmit e tij.
Gjatë aktit të vrasjes, sipas trupit gjykues, ishin zhvilluar skena dramatike me të shtëna drejt kunatës dhe vëllait të tij, transmeton albinfo.ch. Një plumb kishte goditur edhe vetë të akuzuarin përpara se ai të neutralizohej.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
- 
                                                
                             Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright...
- 
                                                
                             Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës
- 
                                                
                             Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
- 
                                                
                             Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        









 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                