Shqipëria

13 të vdekur e 629 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Trembëdhjetë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e infeksionit me Covid-19.

Ndërkohë, nga 3,197 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 629 të infektuar me COVID-19.

Po ashtu raportohet se janë shëruar 897 persona, duke e çuar totalin në 76,784.

Shqipëria ka arritur të vaksinojë 20,911 qytetarë deri tash, përcjell Albinfo.ch.