Kosova
120 studentë nga Austria, në Kuvendin e Kosovës
Ata priten nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një grup prej 120 studentësh nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Pasi u uroi mirëseardhje studentëve nga Austria, para tyre kryetari Konjufca shpalosi një historik të shkurtër të shtetndërtimit të Kosovës, duke përmendur kështu edhe sfidat me radhë.
“Kosova ka hasur në shumë pengesa dhe ka kaluar në shumë procese të rëndësishme deri tek arritja e pavarësisë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.
Po ashtu, kryetari Konjufca foli edhe për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, për sigurimin e të drejtave e lirive të njeriut e të komuniteteve, për përfaqësimin e vullnetit të qytetarëve pa asnjë dallim, dhe për kontrollin mbi qeverinë, organet e tjera që zgjedh dhe për zbatimin e Kushtetutës e të legjislacionit në fuqi.
Në anën tjetër, studentët ishin shumë kureshtarë të dinin më shumë rreth Kosovës dhe proceseve politike me të cilat ajo përballet. Për këtë arsye ata parashtruan pyetje, të cilave kryetari Konjufca iu dha përgjigje konkrete.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













