12 milionë franga në emër të ndihmave për kthim
Shuma e përmendur është dukshëm më e vogël se shpenzimet që bën shteti për riatdhesimin e dhunshëm të refugjatëve
Gjithnjë më shumë refugjatë, të cilëve Zvicra nuk ua ka njohur statusin, po përfitojnë nga ndihma për kthim në vendet e prejardhjes. Ata azilkërkues që e braktisin Zvicrën në mënyrë vuillnetare marrin një shumë parash nga autoritetet e këtushme.
Marrë në tërësi janë 12 milionë franga që shteti ua ndan brenda vitit të kthyerve si stimulim për t`u integruar sërish në jetën e vendit të prejardhjes, ka thënë zëvendësja e drejtorit të Zyrës Federale për Migracion Elisabeth Gugger. Ata marrin shuma të ndryshme, varësisht nga projekti që kanë paraqitur, me të cilin do të fillojnë ndonjë punë në vendin e tyre, shkruan tagesschau.ch.
“Kur përmenden 12 milionë, duket sikur bëhet fjalë për para të madhe”, thotë Gugger, por, sqaron ajo, shuma e përmendur është dukshëm më e vogël se shpenzimet që bën shteti për riatdhesimin e dhunshëm të refugjatëve tjerë.
Megjithatë, këto ndihma janë të kontestuara nga segmente të ndryshme të politikës zvicerane. Kështu, FDP (Partia Liberale) ka kërkuar gjatë javës së kaluar ndërprerjen e ndihmave të kthimit në shuma të larta parash, duke e quajtur këtë “stimulim për ardhjen e refugjatëve të tjerë”. Ndërkaq autoritetet e fushës së migracionit këmbëngulin se efikasiteti i këtyre ndihmave tashmë është dëshmuar në praktikë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











