Shkurt.ch
116 propozime për himnin e ri të Zvicrës
Deputeti nacional nga SVP/UDC, Peter Keller frikohet se mund të zgjidhet ndonjë himn "ala Conchita Wurst&DJ Bobo"

Që çështja e himnit të ri të Zvicrës të ngrihet pikërisht në ditët kur “përdorimi” i këtij himni është më i madhi (gjatë Botërorit të futbollit) është koincidencë. Pasi që sot, më 30 qershor përfundon afati i konkurrimit për himnin e ri, “që përkon me kohën” të Zvicrës, të shpallur në fillim të vitit nga Këshilli Federal. Një deputet nga SVP/UDC në Parlamentin Nacional ka kërkuar që për këtë himn të vendosë populli me referendum por ndërkohë ai ka marrë përgjigje negative nga qeveria e vendit.
Deri më tash kanë ardhur gjithsej 116 propozime me tekst dhe muzikë, ka shkruar “NZZ am Sonntag” 70 janë në gjuhën gjermane, 40 në atë frënge, katër në gjuhën italiane dhe një në gjuhën retoromane. Nje juri në nivel të vendit, deri në vjeshtë do të bëjë një përzgjedhje prej më së shumti 10 tekstesh, të cilat do të përkthehen në të katër gjuhët e vendit. Pas kësaj, përmes votimit me telefona dhe me sms-a do të shpallet fituesi. Ndërsa më së voni deri në vitin 2016 kënga fituese do t`i dorëzohet Këshillit Federal për “miratimin e saj si himni i ardhshëm kombëtar i Zvicrës”.
Por, për politikanin e SVP/UDC-së, Peter Keller, deputet në Parlamentin Nacional,kjo mënyrë votimi nuk është e pranueshme. Ai e quan këtë një “casting show të marrë” dhe kërkon që himni fitues t`i dorëzohet parlamentit që të vendosë për ta hedhur atë në referendum gjithëpopullor. Mirëpo qeveria e vendit në rekomandimin që i ka bërë parlamentit ka kërkuar që ai ta hedhë poshtë mocionin e politikanit në fjalë. Njëkohësisht ajo ka siguruar se nuk do të vendosë kokë më vete për himnin e ri.
I pakënaqur me ecurinë e deritashme, Keller është shprehur se është kundër një himni që do të dukej si një përzierje në mes të muzikës së “DJ Bobo dhe Conchita Wurst”. Kjo pasi që sipas tij, një zgjedhje e tillë mund të rezultojë nga votimi telefonik i publikut, ngjashëm me festivalin Eurovision.
Himni i sotëm, “Psalmi Zviceran” është skruar në vitin 1840 nga Leonhard Widmer ndërsa një vit më vonë i është shtuar edhe muzika nga Alberich Zwyssig. Në vitin 1981 “Psalmi Zviceran” është bërë himn zyrtar i Zvicrës”. Ndërkohë, për shkak të gjuhës së vjetëruar dhe të rëndë për brezat e sotëm dhe për shkak të elementit fetar në tekst, në opinionin zviceran është pjekur mendimi për ndryshimin e tij.
E-Diaspora
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me...
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
Jeta në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë? Qeveria e Austrisë ka zbuluar shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje taksash për të trajtuar deficitin...
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht?
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?