Shkurt.ch
Detektivët zbulojnë abuzimin me 450 mijë franga të ndihmave sociale
Shoqata e inspektoratit social e Bernës gjatë vitit të kaluar ka hetuar 108 raste të dyshuara për abuzim me ndihmat sociale. Në më shumë se gjysmën e tyre ose në 60 raste është dëshmuar një abuzim i tillë, ka bërë të ditur kjo shoqatë në një komunikatë të publikuar sot. Në 28 raste dyshimet kanë rezultuar të pabazuara ndërsa në tri raste gjendja mbetet e paqartë, transmeton albinfo.ch. Në 17 raste të tjera ka ndërhyrë inspektorati në marrëveshje me shërbimet përgjegjëse sociale.
Në 60 rastet në të cilat abuzimi është vërtetuar, janë keqpërdorur rreth 450 mijë franga.
Shoqata e përmendur, me një mision mjaft specifik, është formuar në vitin 2012 nga Inspektorati social i Bernës, për të hetuar rastet e dyshuara për abuzim me ndihmat sociale. Ajo në të vërtetë është e pe¨rbërë nga të ashtuquajtur “detektivë socialë”.
Dyshimet mund t`i mbështesin në gjendjen e të ardhurave që kanë shfrytëzuesit e ndihmave sociale por edhe në të dhënat që ata ofrojnë lidhur me hgjendjen e banimit dhe të punës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











