Të tjera
110,7 milionë dollarë, për një pikturë të Monet
Një pikturë e serisë ”Meules” (”Mullarët e kashtës”) e piktorit francez Claude Monet u ble të martën në Nju-Jork për 110,7 milionë dollarë, gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia ‘’Sotheby’s’’.
Kjo shumë regjistron një rekord botëror për artistin. Çmimi përfshin komisionin dhe shpenzimet.
Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste kapërcen pragun simbolik të 100 milionë dollarëve.
Piktura e përmasave 72×92 është pjesë e një koleksioni të pikturuar nga Monet gjatë stinës së dimrit 1890-1891 në shtëpinë e tij në Giverny, Normandi, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Një vepër tjetër e serisë “Meules” u shit në nëntor të 2016 nga shtëpia Christie’s në Nju-Jork për 81,4 milionë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














