Lajme

“Spiegel”: Fshatrat e Sheriatit në Bosnjë, strehë e ISIS-it në Evropë

Sunitët radikalë në Bosnjë kanë gjetur strehim të ri, duke u përgatitur për xhihad dhe duke rekrutuar luftëtarët e Shtetit Islamik ISIS në mes të Evropës, shkruan gazeta gjermane “Spiegel”.

“Spiegel” tregon historinë e 20-vjeçarit Ibro Cufurovic nga Bosnja, i cili në vitin 2014 u bashkua me Shtetin Islamik në Siri, dhe para se të nisej ai kishte hequr të gjitha fotografitë, sepse sipas një versioni të Sheriatit të Islamit, në të cilën ai beson, fotografitë e njerëzve janë “haram”, apo të ndaluara, transmeton albinfo.ch.

Para se të nisej për në Siri, Ibro me babain e tij 58-vjeçar Shefik ka jetuar në Donja Slapnica, pranë kufirit me Kroacinë. Babai thotë se i biri i tij e ka qujtuar zë pa fe dhe i ka thënë atij se nuk do të lutet për të kur ai të vdesë.
Gazeta gjermane shkruan se Ibro ishte një nga 300 islamistët nga Bosnja, i cili u bashkua ISIS, në mesin e tyre në dy nga lista e terroristëve më të kërkuar në botë – Bajro Ikanoviç dhe Nusret Imamoviç, i cili kishte udhëhequr njësitë e ISI-it dhe Al-Nusra në Siri.

Gjithnjë e më shumë në fshatrat e Bosnjës valojnë mbi shtëpitë e tyre flamujt e Daesh.

Pas Gornja Maoca, ka shumë vende të tjera, ku islamistët kanë mbështetje të madhe, thoshte gazeta, duke shtuar se pas Belgjikës, Bosnja është burimi më i madh i terrorizmit.

Ekspertët gjermanë besojnë se në Bosnjë ka më shumë se dhjetë vende ku salafistët, ithtarë të interpretimit më ekstrem të islamit sunit, mbledhin mbështetësit e tyre pa ndonjë problem apo ndërhyrje të autoriteteve.
Shërbimet e sigurimit të Bosnjës mohojnë se ka të ashtuquajtura “fshatra të Sheriatit”.

Fshati Bosanska Bojna, në veriperëndim të Bosnjës, është një nga vendet që shkakton më së shumti dyshim. Shefiku, babai i të riut Ibro, i cili shkoi në Siri, thotë se përveç aty, xhihadistët rekrutohen edhe në Velika Kladusa.
“Spiegel” shkruan se xhihadistët kanë blerë tetë hektarë tokë në luftën e Bosnjës, ku rruga të çon drejt në Kroaci ose në Bashkimin Evropian.

Fundamentalistët e Bosnjës kryesisht blejnë tokë ku është lirë për të tërhequr sa më pak vëmendje.
Në Velika Kladusa papunësia është jashtëzakonisht e lartë, madje edhe 60 për qind, varfëria është një nga arsyet kryesore për largimin me terroristët.

Velika Kladusa kërcënon të bëhet vatër më e madhe e terroristëve në Evropë dhe kjo kryesisht për shkak të ndihmës që ata marrin nga ekstremistët e kthyer dhe komuniteti salafist që ishte krijuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kur Arabia Saudite dhe Sudani kanë financuar islamikët, shkruan gazeta gjermane .

http://www.spiegel.de/international/europe/islamic-state-presence-in-bosnia-cause-for-concern-a-1085326.html.