Lajme
11,000 kamera vëzhgojnë stacionet e trenave të Gjermanisë
Infrastruktura hekurudhore në Gjermani ka shumë probleme. Udhëtarët e përjetojnë këtë çdo ditë me vonesat e trenave. Të paktën teknologjinë e sigurisë në stacionet e trenave tani është modernizuar.
Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të kamerave vëzhguese për të rritur sigurinë. Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn (DB) dhe Ministria Federale e Brendshme në Berlin, bënë të ditur, se është jetësuar një program i zhvilluar teknologjik për vëzhgimin me video. Në rreth 750 stacione treni në Gjermani janë në funksionim gjithsej 11.000 kamera. Numri i tyre pothuajse është dyfishuar që nga viti 2012. Ky projekt u mbështet me 180 milionë euro nga federata.
Sipas Deutsche Bahn e Ministrisë Federale të Brendshme falë teknologjisë së re, policia federale tashmë ka trefishuar numrin e zbardhjes së krimeve në krahasim me vitin 2019. “Në këtë mënyrë, ne rrisim sigurinë e udhëtarëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike hekurudhore,” tha Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser.
Drejtori i infrastrukturës hekurudhore gjermane, Berthold Huber shtoi se kamerat moderne mundësojnë një pamje të përgjithshme të stacioneve nga mbi 30,000 kënde të ndryshme. Ata mbështesin policinë federale “në mënyrë efektive në luftimin e krimit”. Kamerat me shumë sensorë në rezolucionin HD të plotë e mundësojnë këtë. Policia Federale dhe DB po testojnë së bashku efektivitetin e prezencës personale të forcave të sigurisë dhe teknologjisë e koncepteve të reja.
Apel i ministrit të Transportit për qeverinë e ardhshme
Por problemi shumë më i madh për Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn është infrastruktura e vjetëruar- shinat, teknologjia e sinjalizimit, urat dhe tunelet. Si rezultat, shumë trena në distanca të gjata në Gjermani tani arrijnë me vonesë në destinacionin e tyre.
Ministri Federal i Transportit në detyrë, Volker Wissing i bëri thirrje qeverisë së ardhshme federale, pas zgjedhjeve federale në fund të shkurtit, që të sigurohet shpejt financimi i itinerareve të rëndësishme hekurudhore.
“Këto çështje duhet të sqarohen përfundimisht me buxhetin e parë pas zgjedhjeve federale”, u shpreh politikani jopartiak për agjencinë gjermane të shtypit, DPA. “Ne kemi nevojë për këtë si një sinjal për industrinë e ndërtimit, e cila duhet të krijojë kapacitete të përshtatshme.” Pa financim të mjaftueshëm nuk do të ketë infrastrukturë funksionale.
Kohët e fundit, më shumë se çdo i tret tren “Intercity Express” (ICE) ose “Intercity” në Gjermani nuk ishte i përpiktë. Hekurudha Gjermane fajëson infrastrukturën e rrënuar për këtë. Deri në vitin 2030, 41 itinerare veçanërisht të përdorshme do të rinovohen rrënjësisht. Në tre vjet, 75 deri në 80 për qind e trenave në distanca të gjata do duhet të funksionojnë përsëri në kohë./DW/
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











