Bota
11 vite burg babait që vrau foshnjën e tij
Natën e kobshme, ai ka qenë i vetëm me foshnjën në banesë, pasi bashkëshortja kishte udhëtuar në Bazel për t’u furnizuar me lëndë narkotike
Një prind 37-vjeçar nga Laufenburgu në Gjermani, është dënuar me njëmbëdhjetë vite burg, pasi gjatë festës të Krishtlindjeve e ka vrarë fëmijën e tij.
Ngjarja i kishte tronditur banorët në rrethinë. Ditën e parë të Krishtlindjeve, babai 37-vjeçar e ka keqtrajtuar aq shumë foshnjën e tij dy muaj e gjysmë, sa që ajo ka ndërruar jetë menjëherë.
Babai e ka hedhur disa herë foshnjën nëpër dhomë, pasi nuk ka mundur ta durojë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë kësaj, ka qenë nën ndikim të lëndëve narkotike, të cilat ka filluar t’i përdorë që në moshën 18-vjeçare.
Natën e kobshme, ai ka qenë i vetëm me foshnjën në banesë, pasi bashkëshortja kishte udhëtuar në Bazel për t’u furnizuar me lëndë narkotike. Pasi foshnja kishte filluar të qajë pandërprerë, i pandehuri nuk ka mundur më ta durojë duke e keqtrajtuar në mënyra të ndryshme, në mes të tjerash edhe duke e përplasur për dyshemenë e kuzhinës.
Për shkak të dëmtimeve në kokë, foshnja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas kësaj, i pandehuri e ka thirrur policinë duke e pranuar veprën, që më pastaj të arrestohej nga policia pa ndonjë rezistencë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











