Kosova

11 të vdekur nga Covid-19 dhe 1682 të infektuar gjatë 24 orëve në Kosovë

Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë ky trend rënës i të infektuarve

11 persona kanë humbur sot jetën nga Covid-19 në Kosovë. Ndërkohë vendi po vazhdon të shënojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, transmeton Albinfo.ch.

Në total numri i rasteve aktive është 19.695.