Kosova

11 kosovarë evakuohen nga Dubai dhe arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Grupi i dytë i qytetarëve të evakuuar përfshin shtetas nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera, pas shpërthimit të konfliktit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pasditen e sotme, 11 kosovarë janë evakuuar nga Dubai dhe kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pjesë e grupit të dytë të qytetarëve që u larguan pas shpërthimit të luftës mes ShBA-së dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, personat kanë fluturuar shëndoshë e mirë, dhe mes tyre gjenden edhe shtetas nga Serbia (7), Bosnja dhe Hercegovina (2), Shqipëria (2), Gjermania (1), Armenia (1) dhe Mali i Zi (1).

Ministria sqaroi se fluturimi u organizua në koordinim me institucionet kompetente dhe se kostot u mbuluan plotësisht nga shteti.

Ndërkohë, pritet që grupi i tretë i qytetarëve të mbërrijë nesër në Prishtinë me fluturim nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite./Albinfo.ch