Integrimi
107 kosovarë pa dokumente kapen brenda një jave
Nga 276 migrantët pa dokumente më së shumti ka pasur shtetas kosovarë, 107 sish
Vetëm në regjionin Niederbayern të Bavarisë gjatë një jave janë kapur 276 persona pa dokumente valide për qëndrim në Gjermani. Siç bën të ditur policia, këta persona janë kapur nga 16 deri më 22 janar në raste të ndryshme në përpjekje për të hyrë në Gjermani për të kërkuar azil. Shumica e tyre janë zënë duke kaluar me tren nga Austria si dhe në autostradën A3.
Të gjithë migrantët pa dokumente janë shoqëruar në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në Deggendorf. Më së shumti në mesin e tyre (107) janë shtetas kosovarë. Më tutje vijnë shtetasit e Sirisë (69), të Afganistanit (64) etj.
Në kuadrin e gjithë kësaj janë kapur edhe 17 kontrabandistë. Prej tyre, shtatë janë hungarezë, dy sirianë (me leje qëndrimi në Gjermani) dy kosovarë, një bohsnjak, një maqedonas, një bullgar, dy rumunë dhe një austriak. Të gjithë këta duhet të përgjigjen për trafikim të të huajve. Pesë prej tyre po mbahen në burgun për hetime, ndaj të tjerëve janë duke u zhvilluar ende hetimet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










