Lajme
Marrëveshja për pensionet Kosovë-Zvicër, mund të arrihet sivjet!
Sipas autoriteteve kosovare, është arritur pajtueshmëria me shtetin e Zvicrës, që të vazhdohet bashkëpunimi për gjetjen e një marrëveshje të re për pensionet
Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, kanë deklaruar se i kanë përmbushur të gjitha kushtet që ka paraqitur autoritet zvicerane për të negociuar një marrëveshje të re për pensionistët. Sipas tyre, brenda këtij viti do të gjendet një marrëveshje për pensionistët kosovarë që kanë punuar në Zvicër.
Selatin Kllokoqi është zyrtar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë për gazetën ”Zëri” se kjo Ministri e ka plotësuar pyetësorin të dërguar nga pala zvicerane, i cili do t’i hapë rrugë fillimit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së re mbi Sigurimet Shoqërore.
Bisedimet siç ka thënë ai, do të vazhdojnë në pjesën e parë të viti 2016, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka vazhduar në mënyrë intensive takimet me palën zvicerane, që kjo çështje të ecë përpara, “që të fillojnë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së re”.
“Pyetësori i dërguar nga pala zvicerane në vitin 2015 ka marrë përgjigjet adekuate nga Ministra dhe pastaj kemi vazhduar me takimin e grupit të ekspertëve nga të dyja palët, ku janë sqaruar disa çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën ekzistuese ligjore në Kosovë, si dhe aspekte tjera teknike, të cilat duhet përmbushur para se të fillojnë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes”, tha Kllokoqi.
Sipas tij, është arritur pajtueshmëria që në mënyrë praktike të vazhdohet bashkëpunimi në mes palëve gjatë pjesës së parë të vitit 2016.
“Bashkëpunimi pozitiv gjatë kësaj faze do të ndikojë pozitivisht në rivlerësimin e situatës aktuale dhe do të hapë rrugën për fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së re për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që pritet të ndodhë gjatë vitit 2016”, ka thënë Kllokoqi.
Por, sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, ende është shumë herët që të flitet për një marrëveshje të re me Kosovën. “Ende është shumë herët për të dhënë një prognozë për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re. Prandaj ende nuk mund të japim asnjë deklaratë rreth asaj se kur do të mundë të zbatohej një marrëveshje e tillë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës.
Ndërsa, Zef Gjeloshi, avokat dhe ekspert i sigurimeve shoqërore nga zyra “Gjeloshi Partner”, mendon se problemi kryesor i mos-nënshkrimit të kësaj marrëveshje, është mosplotësimi i kushteve nga institucionet e Kosovës të kërkuara nga shteti i Zvicrës.
Kosova, sipas tij, ende nuk i ka plotësuar kushtet për të filluar negociatat për një marrëveshje të re, transmeton albinfo.ch.
“Zvicra kërkon sidomos sqarime në lidhje me luftimin e keqpërdorimeve të pensioneve dhe me regjistrat civilë. Qeveria zvicerane vazhdimisht ka thënë se është e gatshme për të nënshkruar një marrëveshje të re, por kërkon që kushtet e tyre të plotësohen”, deklaroi Gjeloshi.
Ndryshe, Qeveria e Zvicerane, më 1 prill të vitit 2010, kishte ndërprerë marrëveshjen e ish Jugosllavisë në raport me Kosovën, në fushën e sigurimeve shoqërore. Pas këtij vendimi, shumë shtetas kosovarë që kanë punuar me vite në Zvicër, por që janë kthyer për të kaluar pleqërinë në Kosovë, nuk mund ta shfrytëzojnë pensionin.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










