1000 libra për të rinjtë e Kosovës

1000 libra të mbledhura në gjuhën gjermane do t`u shpërndahen bibliotekave në mbarë Kosovën  

1 mijë libra në gjuhën gjermane janë mbledhur në  Zvicër në aksionin e  dytë me radhë të titulluar „ Një libër për Kosovën“.

Këtë aksion të mbledhjes së librave e ka organizuar Shoqata „ Dora e Vendlindjes”  së bashku me miqtë ziveranë, ndërsa të githa librat e mbledhura do të dërgohen fillimisht në qytetin e Mitrovicës.  

Ministria kosovare e Kulturës pastaj do të merret me  shpërndarjen e librave edhe në qytetet tjera të Kosovës, ndërsa shoqata e lartëpërmendur ka bërë të ditur për albinfo.ch se do të siguroj harxhimet për transportin e këtyre librave.

Të rinjve në Kosovë do t`u mundësohet në këtë mënyrë që të njohin më mirë kulturën e regjionit gjermanishtfolës. “Anëtarët e kësaj shoqate së bashku me miqtë e tyre zvicëranë do të udhëtojnë gjatë verës në Kosovë, me ç‘rastë do të vizitojnë bibliotekat komunale në Mitrovicës, Skenderaj, Vushtrri, Prishtinë, Graqanicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Deqan, Prizeren, Suharekë, Junik dhe Pejë. Ata shpresojnë se gjatë vizitës së tyre në Kosovë do të kanë kënaqësin t’i shohin librat e mbledhura në Zivër”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Dora e Vendlindjes”, me seli në Cyrih..