1000 libra gjermanisht për të rinjtë e Kosovës

Synimi është që të grumbullohen 1000 libra në gjuhën gjermane të cilat pastaj do t`u shpërndahen bibliotekave në mbarë Kosovën

Shoqata “Dora e Vendlindjes” në Zürich në kuadër të festës së Nëntorit ka filluar aksionin e saj të dytë për tubimin e 1000 librave në gjuhën gjermane për rininë e Kosovës. Aksioni do të zgjasë deri më 15 nëntor.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të shoqatës, synimi është që të grumbullohen 1000 libra në gjuhën gjermane të cilat pastaj do t`u shpërndahen bibliotekave në mbarë Kosovën. Të rinjve në Kosovë do t`u mundësohet në këtë mënyrë që të njohin më mirë kulturën e regjionit gjermanishtfolës.

Me këtë rast DEV lut të gjithë ata që kanë libra të cilët nuk u nevojiten, t`i grumbullojnë në pako kartoni dhe të dërgojnë një email në adresën elektronike të shoqatës. Kjo e fundit pastaj do të kujdeset për marrjen e tyre nëpër shtëpia dhe transportimin e tyre.

“Jemi përcaktuar për këtë sistem pasi që, në radhë të parë nuk lidhet me pagesa dhe veç kësaj ua liron bodrumet nga librat e tepërt. Por, nëse kjo për ju është tepër e ndërlikuar dhe ju nuk ndodheni shpesh në shtëpi, , ju mund edhe të na e dërgoni paketën me libra” thuhet më tutje në njoftimin e shoqatës “Dora e Vendlindjes”, me seli në Cyrih.

E-mail adresa  [email protected]