Bota
100 të vrarë dhe 500 të plagosur nga sulmet në 3 kisha dhe 3 hotele në Sri Lanka
Tre kisha dhe tre hotele me pesë yje në Sri Lanka janë goditur nga shpërthimet të dielën e Pashkëve. Sipas raportimeve thuhet se janë vrarë 100 vetë dhe plagosur mbi 500 të tjerë.
Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm, transmeton “TCH”.
Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa, përcjell albinfo.ch.
Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’. Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku. Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve, sipas raporteve.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














