Shkurt.ch
100 milionë, për rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë
Këshilli Federal ka vendosur që me një ingjeksion plotësues prej 100 milonë frangash të financojë shtimin e numrit të vendeve për studimin e mjekësisë në universitetet zvicerane
Zvicra prej vitesh ka problem me numrin e pamjaftueshëm të mjekëve që dalin nga sistemi i saj shkollor. Për këtë arsye ka një kohë të gjatë që shëndetësia zvicerane nuk mund të paramendohet të mbijetojë pa personelin mjekësor të përgatitur jashtë vendit, gjë që shpeshherë shihet si problem për sistemin e këtushëm shëndetësor.
Një gjendje e tillë ka aktivizuar edhe qeverinë e vendit për të ndërmarrë masa stimuluese për rritje e numrit të mjekëve vendorë.
Kështu, Këshilli Federal ka vendosur sot që me një ingjeksion plotësues prej 100 milonë frangash të financojë shtimin e numrit të vendeve për studimin e mjekësisë në universitetet zvicerane. Synimi me këtë rast është që për çdo vit të shtohet numri i vendeve për regjistrim të studentëve të mjekësisë ashtu që pas dhjetë vitesh ai, nga 800 sa është sot, të arrijë në 1300 sish.
Këshilli Federal konsideron se edhe sa i përket personelit tjetër shendetësor (ndihmës) masat e ndërmrra nga institucionet qendrore dhe nga kantonet kanë treguar efektin e tyre. Megjithëkëtë, Zvicra vazhdn të jetë e varur nga sigurimi i personelit ndihmës jashtë vendit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












