Muzikë
Këta janë dhjetë finalistët e parë të “Eurovision 2023”
10 vendet që shkuan në finalen e Eurovisionit
Plot energji dhe me një performancë të jashtëzakonshme, këngëtarja Rita Ora ngriti peshë publikun në M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023. Ora është shqiptarja e dytë që merr pjesë në Eurovision këtë vit pas këngëtares që do të përfaqësojë Shqipërinë më 11 maj Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”, përcjell albinfo.ch.
Si gjithmonë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka arritur të elektrizojë publikun me hitet dhe pamjen e saj të mrekullueshme. Ajo solli me vete koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të këngëve hit dhe publiku nuk mund të ndalonte së kërcyeri.
Kjo ishte gjysmëfinalja e parë e Eurovision nga dy të tilla dhe mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Liverpool.
Po ashtu, janë shpallur edhe 10 finalistët nga kjo gjysmëfinale të cilët tashmë garojnë për çmimin e madh.
Vendet që kaluan në finale ishin: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të mbahet më 11 maj dhe mund të kalojë garën në finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











