Sport
10 sportistët më të paguar më 2018
Bota e sportit, e cila çdo ditë e më shumë industrializohet, vazhdon të prodhojë miliarderë të rinj.
Sipas një hulumtimi të përgatitur nga ana e revistës ”Forbes”, e cila ka llogaritur pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset e sportistëve nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018, boksieri Floyd Mayweather ka qenë sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit.
Mayweather ka hyrë në mesin e miliarderëve në botën e sportit pasi brenda një viti ka fituar 285 milionë dollarë, përfshirë 275 milionë nga ndeshja me irlandezin Conor McGregor dhe 10 milionë dollarë nga sponsorët.
Pas Mayweather, si sportistë me më shumtë fitime në vitin 2018 janë radhitur dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton “ATSH”.
Argjentinasi Messi ka zënë vendin e dytë me 111 milionë dollarë fitime, 84 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 27 milionë nga marrëveshjet me sponsorët, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, ylli portugez Ronaldo këtë vit është radhitur i treti në listë me 108 milionë dollarë të ardhura, 61 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 47 milionë nga sponsorët.
Neymar është radhitur i pesti me 90 milionë dollarë të ardhura, përfshirë 73 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 17 milionë nga sponsorët.
Krahas tre futbollistëve, në dhjetëshen e parë gjenden edhe dy emra nga basketbolli dhe dy nga futbolli amerikan.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













