Lajme
10 qytetet më pak stresuese në botë për të jetuar, në listë edhe një zviceran
Nivelet e ulëta të ndotjes, struktura solide për sigurinë sociale dhe stabiliteti politik janë faktorët se pse Reikjaviku, Berna dhe Helsinki qëndrojnë në krye të klasifikimit të qyteteve më të mira për mirëqenien mendore. Indeksi tregon se “çfarë mund të arrijnë qytetet për qytetarët e tyre”
Është një qytet, për fat të keq, i kushtueshëm, me mot të zymtë dhe vullkane të paparashikueshëm aty pranë. Megjithatë, Reikjaviku, kryeqyteti i vogël i Islandës, është në krye të një indeksi të ri, që klasifikon qytetet më të mira në botë për mirëqenien mendore.
Analiza, natyrisht, është e ndërlikuar. Ekspertët e të dhënave pas indeksit përdorën metrika të ndryshme për të përpunuar rezultatet e tyre, ndër të cilat – niveli i kriminalitetit, barazia gjinore dhe ajo e minorancave, dendësia e popullsisë, ndotja atmosferike, ndotja akustike, bllokimi i trafikut, normat e papunësisë, fuqia lokale e blerjes, strukturat e sigurisë sociale dhe përgjigjja e qeverisë ndaj pandemisë, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Në studim u morën në analizë më shumë se 500 qytete, ato pa të dhëna të besueshme u përjashtuan, duke lënë vetëm 100. Reikjaviku rezultoi qyteti më pak stresues për të jetuar. Berna në Zvicër dhe Helsinki, kryeqyteti finlandez, renditen përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë.
Të dhënat u analizuan nga VAAY, një markë gjermane për mirëqenien. Themeluesi i saj, Finn Age Hänsel, tha se objektivi i kërkimit ishte të “tregonte se çfarë mund të arrijnë qytetet nëpërmjet qeverisjes efikase, politikave solide mjedisore dhe sistemeve të mirëqenies sociale të mirëfinancuara”.
10 qytetet më pak stresuese në botë për të jetuar
- Reikjavik, Islandë
- Bernë, Zvicër
- Helsinki, Finlandë
- Wellington, Zelandë e Re
- Melburn, Australi
- Oslo, Norvegji
- Kopenhagën, Danimarkë
- Innsbruck, Austri
- Hanover, Gjermani
- Graz, Austri
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










