Kosova
10 projektet strategjike për Tiranën 2020
Projekte të mëdha strategjike do të nisin në kryeqytet gjatë vitit 2020
Është bërë e ditur se në buxhetin e 2020-ës, Bashkia e Tiranës parashikon të nisë transformimin e Piramidës, në një Qendër për Edukimin dhe Teknologjinë. Thuhet se kjo qendër do të jetë një mjedis, ku do të ndërveprojnë të rinjtë duke përdorur teknologjinë më të mirë nga profesionistë të fushës, si dhe do të ndërlidhet më së miri teknologjia dhe arti.
Nga ana tjetër, parashikohet të nisë transformimi i Kopshtit Zoologjik, ky synohet të zgjerohen sipërfaqet për kafshët dhe parashikohet krijimi i habitatave në mjedise të hapura sa më të ngjashme dhe sa më afër habitatit natyror. Po ashtu, projekti për Tiranën policentrike, i cili ka në qendër krijimin e 5 epiqendrave urbane për kapërcimin e dyzimit qendër-periferi dhe për të nxitur zhvillimin e balancuar të qytetit, të cilat janë Kinostudio, Kombinati, Farkë-Qytet Studenti, Bulevardi i Ri dhe Lapraka.
Ndërkohë, po punohet për krijimin e një Zone të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në të cilën Bashkia do të ketë rolin e zhvilluesit të kësaj zone duke përmbushur kriteret e legjislacionit në fuqi. Kampusi Universitar në Tiranë si dhe Pylli Orbital janë dy projekte të tjera që në qendër të vëmendjes së vitit 2020.
Gjithashtu parashikohet edhe ndërtimi i godinës së re për të Teatrit Kombëtar dhe po vijon puna për zgjerimin e për zgjerimin e Lanës, e cila do të zgjatet nga Kashari deri në Shkozë. Duke vazhduar nga Lanabrgas e poshtë deri në Kashar. Po ashtu, dy projekte të tjera strategjike janë axhenda e gjelbër e qytetit dhe ndërtimi i Unazës së Tiranës, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











