Lajme

10 mijë raste të reja me Covid në Gjermani

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 9,860, në 2,320,093, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 556 në 64,191, treguan shifrat. /Albinfo.ch