Kriza në Ukrainë
10 mijë civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) deklaroi se rreth 10 000 civilë ishin raportuar të vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Një raport i ri ka konfirmuar 9 444 vdekje civile dhe 16 940 të plagosur që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të fqinjit të saj në shkurt 2022.
Në total u vranë 500 fëmijë.
Shifra reale është ndoshta shumë më e lartë. OHCHR vuri në dukje se numërimi nuk ishte i plotë sepse mungonin të dhënat nga shumë rajone.
Kjo vlen veçanërisht për qytete si Mariupol, Lysychansk ose Sievierodonetsk, të cilat janë pushtuar nga trupat ruse pas një periudhe të gjatë luftimesh të rënda, duke e bërë më të vështirë marrjen e të dhënave.
Edhe në Kiev ka frikë se mijëra apo dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë më shumë se sa është regjistruar zyrtarisht.
Sipas të dhënave të OKB-së, shumica dërrmuese e njerëzve 7 339 prej tyre – vdiqën në rajonet e Ukrainës të bombarduara nga Rusia dhe të mbrojtura nga ushtria ukrainase/dpa
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










