Shkurt.ch
10.000 franga shpërblim kush jep të dhëna për dhunuesin nga Emmen-i
Përdhunimi që ka ndodhur më 21 korrik në Emmen të Lucernit, viktima e të cilit, një femër 26 vjeçare ka pësuar edhe paralizë, ka ngjallur zemërim të madh në mesin e popullatës. Viktima gjendet ne trajtim dhe ende nuk është në gjendje për t`u marrë në pyetje.
Autori i krimit ende nuk është gjetur, ndërsa policia dhe prokuroria po marrin të gjitha masat për t`i rënë në gjurmë. Në mesin e këtyre masave është edhe shpallja e një shpërblimi për atë që ofron të dhëna të cilat çojnë në kapjen e kriminelit.
Ky shpërblim shkon deri në 10 mije franga, njofton televizioni publik i Zvicrës, duke iu referuar prokurorisë përgjegjëse.
Policia ka përpiluar edhe një katalog pyetjesh që pritet të ndihmojë në zbulimin e dorasit. Po ashtu policia ka hapur një linjë telefonike (hotline). Indiciet ose dëshmitë për kriminelin e arratisur policia i merr në telefonin: 041 248 81 17 ose në adresën elektronike [email protected]
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










