Maqedonia
1 vit nga tragjedia në Bullgari, ende s’ka drejtësi për 44 viktimat shqiptare
Një vit pas tragjedisë me djegien e autobusit në Bullgari që mori jetët e 44 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, familjarët e viktimave ende nuk po gjejnë qetësi.
Hetimi në Bullgari nuk ka arritur konkluzionet që kanë pritur ndërsa ata janë ende të traumatizuar që të flasin para mediave pa gjetur drejtësinë për shuarjen e familjeve të tëra.
Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, është faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti. Por, familjarët ende dyshojnë se sinjalistika dhe ndriçimi i pakët, po ashtu kanë ndikuar në aksident, shkruan euronews, përcjell albinfo.ch.
Në biseda jozyrtare, kërkesa e tyre është që hetimi të zgjerohet, ndërsa pronari i kompanisë transportuese të dënohet që ka qarkulluar me autobusë jo të rregullt.
Në Maqedoninë e Veriut deri në këtë moment, pas një viti është mbajtur vetëm një seancë gjyqësore kundër pronarit të kompanisë transportuese Besa Trans në të cilin pronari është shprehur se nuk ndjehet fajtor për falsifikimin e licencës për transport ndërkombëtar.
Në aksidentin e 23 nëntorit të vitit 2021 humbën jetën 44 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbijetuan vetëm shtatë me lëndime të rënda. Grupi i shqiptarëve, në të cilin kishte numër të madh anëtarësh të të njëjtave familje, po qarkullonte në ture të rregullta javore për në Turqi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











