Zhvillim
1.2 deri në 1.5 miliardë euro remitenca sjell diaspora në Maqedoni
“Supozohej se para tre viteve ato ishin rreth 2 miliardë, kurse ne tani themi se ka një ulje progresive të remitancave ose të hyrave nga bashkatdhetarët tonë.

Prej 1.2 deri në 1.5 miliardë euro remitenca vë në qarkullim diaspora në Republikën e Maqedonisë. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Fatmir Bytyçi. Ai ka shtuar se kjo shifër, ndërkaq, në dy vitet e fundit ka shënuar një rënie, pasi që sipas tij, remitencat kanë shkurar deri në 2 miliardë.
“Supozohej se para tre viteve ato ishin rreth 2 miliardë, kurse ne tani themi se ka një ulje progresive të remitancave ose të hyrave nga bashkatdhetarët tonë. Fatkeqësisht mund të themi se në Maqedoni, akoma mbi 70 për qind e parave që hynë në emër të remitencave harxhohen për të përmbushur nevojat elementare të popullatës”, deklaroi Fatmir Bytyqi.
Sipas drejtorit Bytyqi duhet të ndryshojë struktura e harxhimit të remitencave, të shpenzohen për investime produktive por për këtë, fillimisht kërkohet angazhim i institucioneve vendore për krijimin e hapësirës së përshtatshme.
“Duhet stabilitet politik, duhet të punojmë me bashkatdhetarët tanë, duhet krijim i lehtësirave për të ardhur dhe për të investuar dhe ky është një proces afatmesëm i cili duhet të punët për t’u kthyer besimi në institucione, besimi në njerëzit që punojnë këtu por edhe ambientin legjislativ që do t’ju mundësonte bashkatdhetarëve pa shumë pengesa administrative burokratike, të mund paratë e tyre t’i fusim në ekonominë tonë”, ka shtuar Bytyqi.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri