Lajme

 Kosovë, tërmet 3.8 të shkallë të Rihterit

Sipas Shërbimit Sizmik të Kosovës, epiqendra e tërmetit ishte 13 km perëndim Istogut ose 67 km perëndim Prishtinës. Dridhjet janë nderë në pjesën më të madhe të vendit

Shërbimi Sizmik i Kosovës dhe Qendra Sizmike Euro-Mediterane njoftojnë për një termet me 3.8 shkallë të Rihterit në perëndim të Istogut. Sipas këtyre të dhënave, që bazohen edhe në analizat numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, mbrëmë në ora 22:04, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter.

“Epiqendra e këtij tërmeti ishte 13 km perëndim Istogut ose 67 km perëndim Prishtinës, respektivisht në koordinatat: 42.74 (latituda) dhe 20.35 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 2 km”, njofton Shërbimi Sizmik kosovar.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e regjionit të Pejës, po ashtu edhe në regjionet tjera të Kosovës.

“Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit janë shtuar tërmetet në Kosovë dhe rajon. Shkalla e tyre sillet nga 2.2 deri 4.4 shkallë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor njihet si zonë sizmike.