Kosova
Thaçi jep detaje për takimin në Uashington

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot se Kosova në takimin e 27 qershorit me Serbinë, i cili do të mbahet në Uashington, do të shkojë me flamurin shtetëror, që është integriteti territorial i Kosovës. I pari i shtetit tha se delegacioni kosovar do të jenë i unifikuar, por sipas tij, Kushtetuta e thotë qartë se kushdo të jenë në krye të tij.
Kreu i vendit u shpreh se përballë dy zyrtarëve serbë, nuk mund të shkojnë dy milionë njerëz, por vetëm përfaqësuesit legjitimë dhe legalë në hierarkinë institucionale.
“Takimi në Uashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Tërë procesi, si gjithmonë edhe tani do të jetë me transparencë të plotë. Kosova në Uashington shkon me flamurin shtetëror që është integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, tha ai
I pyetur për moskoordinimin e qeverisë, siç e kishte cilësuar të “pakicës shqiptare”, me dy partitë opozitare që e përbëjnë shumicën shqiptare në Kuvend, Thaçi tha se duhet të punohet shumë për unifikimin e spektrit politik, pasi në fund marrëveshja do të shkojë te të zgjedhurit e popullit për votim.
Derisa edhe e përshëndeti qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për mbështetjen për takimin e Uashingtonit.
“Në konferenca ndërkombëtare duhet të shkojmë si shtet me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore. Hierarkinë institucionale, natyrisht në fund marrëveshja do të votohet në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të shkojmë 2 milionë njerëz në një konferencë ndërkombëtare përballë dy zyrtarëve të Serbisë”, tha ai.
Për atë se kush do të jetë “udhëheqësi”, i delegacionit kosovar, kreu i vendit tha se Kosova duhet të flasë me një zë.
“Ne do të flasim me një zë, do të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Do të kemi një koordinim të mirë ndërinstitucional, konsultat janë duke vazhduar. Kosova ka bartësit e institucioneve të shtetit, përfaqësuesit legjitim dhe legal në hierarkinë institucionale. Por për të shuar vëmendjen dhe kureshtjen tuaj, përgjegjësitë janë shumë të qarta në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, do të punojmë që të kemi një koordinim të ngushtë dhe efektiv”, tha ai, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti