Bota
Merkel mbron vendimin e saj për migracion
Ajo shtoi se shifrat kanë treguar se puna nuk ka qenë e kotë, por frytdhënëse
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrojti edhe një herë vendimin e saj për të mos mbyllur kufijtë e Gjermanisë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015.
“Unë besoj se Gjermania ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe se është bërë një përpjekje nga e gjithë shoqëria për ta arritur këtë”, deklaroi sot Merkel për Parlamentin gjerman.
Merkel theksoi se Qeveria federale ka punuar për organizimin dhe kontrollin e migrimit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.
Ajo shtoi se shifrat kanë treguar se puna nuk ka qenë e kotë, por frytdhënëse.
Merkel theksoi edhe se, si kancelare, është bashkëpërgjegjëse për ngjarjet politike në vend.
“Gjithashtu jam shumë e lumtur që mbaj këtë post të rëndësishëm”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














