Shqipëria
Ferizaji ndan 10 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri
Anëtarët e Kuvendit të Komunës të Ferizajt u mblodhën sot në seancën e rregullt mujore, ku në shenjë solidariteti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri kanë ndarë 10,000 euro.
Seanca nisi me një minutë heshtje dedikuar viktimave që shkaktoi tërmeti ditë më parë në Shqipëri. Me propozimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u fut edhe një pikë e re e rendit të ditës, që ka të bëjë me ndihmën në vlerë financiare prej 10,000 eurosh për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas njoftimit të komunës, arsyetimin e kësaj pike e bëri drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, e cila tha se me autorizimin e kryetarit të Komunës dhe miratimin nga Kuvendi, përkundër vështirësive buxhetore që ka Komuna e Ferizajt, në shenjë solidariteti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti ndahen 10,000 euro, si vazhdimësi e mbështetjes që ka dhënë Komuna e Ferizajt për këtë qëllim, duke ndihmuar, organizuar e mbështetur drejtpërdrejt grupet e ndryshme komunitare.
Kuvendi Komunal i Ferizajit shqyrtoi edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që janë në kuadër të aktiviteteve të zakonshme komunale.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











