Lajme
Digjen veturat e ministrave, rriten tensionet në Kosovë
Perona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturave private të ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe zëvendësministrit Bajram Gecaj. Të atakuarit këtë sulm ia kanë mvesh opozitës
Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të tensionohet edhe më shumë pasi persona deri më tani të panjohur, iu kanë vënë zjarrin veturave private të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj. Vetë personat e atakuar këtë sulm ia kanë veshur lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas deklaratave që kanë dhënë dy anëtarët e kabinetit qeveritar, veturat e djegura kanë qenë të bashkëshorteve të tyre.
Bajram Gecaj që është zyrtar i lartë i LDK-së dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, thotë për mediat lokale se, as ai dhe as gruaja e tij nuk kanë kurrfarë problemi personal me askënd. Mirëpo ka shtuar se këto veprime mund të jenë të Vetëvendosjes.
“Unë as gruaja ime me askënd nuk kemi probleme personale. Janë sipas të gjitha gjasave veprime terroriste të brigadave të kuqe të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes”, ka thënë Gecaj.
Ndërkohë që mbrëmë ishte djegur edhe vetura e gruas së ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi. Derisa ministri që vjen nga radhët e PDK-së nuk ka reaguar, një reagim ka ardhur nga bashkëshortja e tij. Ajo ka thënë vetura e djegur ishte e saj, me të cilin i dërgonte fëmijët në çerdhe.
Ndërsa zëvendëskryeministri Hashim Thaçi djegien e veturës së familjes së ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi e konsideron sulm me motive të qarta politike që cenon hapur pluralizmin, lirinë e shprehjes dhe të mendimit.
“Me indinjatë të thellë dënoj ashpër aktin e shëmtuar të djegies së makinës së familjes së Memli Krasniqit gjatë natës së kaluar. Ky akt i shëmtuar ka synuar të terrorizojë familjen Krasniqi dhe ka qenë një mjet shantazhues për t’u zmbrapsur prej qëndrimeve dhe bindjeve politike të ministrit Krasniqi. Ky ishte sulm me motive të qarta politike që cenon hapur pluralizmin, lirinë e shprehjes dhe të mendimit”, ka thënë Thaçi.
Thaçi, që njëherësh është edhe ministër i Jashtëm dhe shef i Krasniqit në PDK, ka potencuar se janë pikërisht këto disa nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe “nuk do të lejojmë askënd që t’i kërcënojë ato nëpërmjet dhunës”.
“Unë i shpreh keqardhjen dhe solidaritetin familjes Krasniqi për ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur dhe i siguroj që gjithë qytetarët e ndershëm të Kosovës e konsiderojnë atë veprim të papranueshëm dhe të dënueshëm. Unë bëj thirrje për një veprim të shpejtë dhe të vendosur të organeve të rendit publik për të kapur dhe vënë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të ulët vandal”, ka thënë ai.
Kundër këtij sulmi, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke e konsideruar si veprim të rrezikshëm për sigurinë në vend.
“Për KMDLNj – në është e habitshme dhe i pakuptueshëm fakti që deri më tani nuk janë identifikuar sulmuesit që duket se veprojnë në mënyrë të organizuar prandaj edhe po intensifikohet aktiviteti i tyre i cili po mbetet i pandëshkuar dhe se ligji para këtyre sulmuesve të pronës publike dhe private po mbetet i pafuqishëm”, thuhet në reagimin e këtij këshilli.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










