Lajme
Zvicra mbështet Kosovën me 18 milionë euro në burimet ujore
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas negocimit të suksesshëm me Qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin Thomas Kolly për projektin “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1”.
Ministri Murati theksoi vlerën që ka kjo marrëveshje për Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh që ky program do të ndikojë në krijimin e kushteve të duhura për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, ky program pritet të financohet nga Qeveria Zvicerane me rreth 20 milionë franga zvicerane, mbi 18 milionë euro dhe do të zhvillohet në tri faza, ku faza e parë, nga viti 2021 deri 2025, është rreth 8.5 milionë.
“Ndërsa, Qeveria e Kosovës pritet të ketë bashkëfinancim rreth 6 milionë franga zvicerane (mbi 5 milionë euro) për tërë projektin, ndërsa për fazën 1 do të ketë kontribut 1.7 milionë (mbi 1.5 milionë euro). Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë rëndësi të madhe sektorit të ujërave, gjë që ka rezultuar në krijimin e partneriteteve zhvillimore. Marrëveshja e nënshkruar sot është indikator që Qeveria po punon në ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e ambientit dhe menaxhimin e resurseve ujore në linjë me prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, thuhet në komunikatë./KP
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












