Kosova
Ymeri: Vështirë të evitohet ndarja e Vetëvendosjes
Visar Ymeri, ish kryetar i Vetëvendosjes ka pohuar se më parë kishte shpresa se do të mund të shpëtohet ndarja e LVV-së, kurse tani gjasat janë zvogëluar
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është shprehur pesimist se Lëvizjes Vetëvendosje mund të shpëtohet nga ndarja pas pakënaqësive të mëdha brenda partisë. Ai ka pranuar sot se hendeku ndërmjet dy grupeve rivale brenda partisë më të madhe parlamentare, është shumë i madh dhe se ndarja duket e pashmangshme.
Në një intervistë për RTV 21, Ymeri ka mohuar se ka dy krah të ndarë në Vetëvendosje.
“Ka njerëz që e mbështesin Albin Kurtin çfarë do që thotë dhe vepron ai, dhe ka njerëz, aktivistë, deputetë, kryetarë komunash, asambleistë, kryetarë qendrash që kanë pakënaqësi për atë që po ndodh në Vetëvendosje”, ka pohuar Ymeri , sipas të cilit, të pa kënaqurit mund të quhen si një grup i të pakënaqurve.
Ai ka treguar se ka besuar deri vonë së LVV mund të shpëtohet, “por kohëve të fundit kam shumë më pak shpresa, sepse po e shoh që nuk ka as vullnet e sinqeritet, për ta vënë interesin e Lëvizjes për ballë interesit tjetër. Nuk po shoh ndonjë gatishmëri nga Albini dhe as nga njerëzit që e mbështesin Albinin”, transmeton KP
Ai ka theksuar se Albini ka pasur një përkrahje dhe simpati më të madhe në LVV dhe këtë nuk ka tentuar t’ia cenojë askush, dhe kjo histeri që është krijuar, nuk është natyrale, dhe nuk ka pasur arsye dhe vlerësoi se kjo është e qëllimtë. “Deri në një vendim tjetër mbesim deputetë të LVV-së dhe mbesim aktivist të LVV-së”, ka thënë Ymeri duke mos treguar nëse fraksioni anti-Kurtit të dal me një parti të re politike, raporton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










