Kosova
Pika kufitare Stançiq-Bellanoc, temë në mbledhjen e dy qeverive
Kjo pikë kufitare shkurtën për dhjetëra kilometra kalimin nga Gjilani për në Kumanovë
Pika e re kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë që pritet të hapet në malësinë e Karadakut, Stançiq e Bellabnoc, pritet të jetë pikë diskutimi në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë që pritet të zhvillohet në mars. Kështu është thënë sot në takimin e përbashkët të dy komisioneve Kosovës dhe Maqedonisë.
Këto dy komisioni mikse, kanë zhvilluar takimin e radhës, ku u diskutuan temat rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve rreth përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për fillimin e ndërtimit të objektit të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç – Bellanoc”.
“Në kuadër të këtij takimi i cili është mbajtur në Prishtinë janë shqyrtuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga komisioni, si dhe u diskutuan edhe çështjet e bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit të përbashkët kufitar Stançiç– Bellanoc”, thuhet në njoftim, transmeton KP.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si hapi i parë që do ta hapë rrugën e zhvillimit të bashkëpunimeve të reja në shumë fusha. Palët janë pajtuar që kjo mbledhje të mbahet në mars të këtij viti, ndërsa së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e saktë.
Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në malësinë e Karadakut, është diskutuar shumë vite me radhë, madje është nënshkruar edhe marrëveshje ndërshtetërore, por kjo çështje është zvarritur nga ana e Shkupit, e cila për vite nuk e kishte asfaltuar rrugën deri në kufi. Kjo pikë kufitare shkurtën për dhjetëra kilometra kalimin nga Gjilani për në Kumanovë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












