Kuriozitete
Vrasësi serik vdes pa rrëfyer kurrë 7 vrasjet makabre
Vrasësi serik që frymëzoi filmin horror “Wolf Creek” ka vdekur pas më shumë se 20 vjetësh burg, pa rrëfyer asnjë nga 7 vrasjet për të cilat u dënua.
Ivan Milat vdiq të dielën në Spitalin Long Bay në moshën 74-vjeçare. CNN 7 News tha se ai ishte diagnostikuar me kancer të ezofagut dhe stomakut në fazën e fundit.
Milat u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 për një seri vrasjesh brutale në New South Wales të Australisë. Të njohura si “Vrasjet në shpinë”, të shtatë viktimat ishin burra dhe gra që ishin ose turistë në Australi ose po udhëtonin nëpër zonë.
Viktimat u goditën me thikë, u qëlluan ose u rrahën për vdekje, ndërsa një prej tyre iu pre koka.
Mbetjet e dekompozuara të trupit të tyre u zbuluan në një pyll të largët të Belanglo, 138 kilometra nga Sidnei, mes viteve 1992 dhe 1996.
Shtatë viktimat e konfirmuara se u vranë nga Milat ishin britanikët Caroline Clarke, 21 vjeç dhe Joanne Walters, 22 vjeç, çifti Victoria Deborah Everist dhe James Gibson, të dy 19 vjeç, si dhe shtetasit gjermanë Simone Schmidl dhe Gabor Neugebauer, të dy 21, dhe Anja Habschied, 20.
U spekulua se mund të kishte viktima të tjera që nuk u gjetën kurrë. Brutaliteti i vrasjeve të Milat frymëzuan filmin e suksesshëm horror australian të vitit 2005 “Wolf Creek”. Vrasësi serik u identifikua nga 24-vjeçari britanik Paul Onions, i cili arriti t’i shpëtonte armës së tij.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













