Shqipëria

​Në Thumanë nuk ka më persona nën rrënoja

Ndërkohë operacioni vijon në Durrës

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 37.

Gjithashtum, sipas ministrisë, në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim-shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë operacioni vijon në Durrës, por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja. Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3, përveç viktimave dhe të zhdukurve, ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave.