Kosova
Mashtrojnë qytetarët për vende pune në BE, policia arreston dy persona
Policia e Kosovës, pas një pune hetimore dhe veprimeve të avancuara operative – taktike, ka arrestuar dy shtetas të Kosovës të dyshuar për mashtrim
A. E. (24) dhe K. G. (25), të arrestuar më 22 dhe 23 tetor, dyshohet se kanë marrë nga persona të tjerë kopje dokumentesh, të dhëna personale, duke u premtuar se do t’ua rregullojnë vizat e punës për BE dhe të njëjtit me të dhënat e tyre kanë aplikuar për kredi online, duke përfituar shuma të ndryshme të parave, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi, për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar arrin mbi 20 qytetarë të ndryshëm.
Policia kërkon nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për ta mundësuar dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të këtyre personave.
Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të dërgohet në institucionet kompetente.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












