Lajme

​Kurti këmbëngul: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Ai për KosovaPress ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë dhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore, do të bëjmë shumicë parlamentare më 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti, përcjell Albinfo.ch.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë.