Shqipëria
Finlanda favorizon Maqedoninë Veriore që t’i hapen negociatat
Veçimi i vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe vendimit për Shqipërinë raportohet të jetë propozimi i fundit në tavolinën e diskutimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.
Drafti i ri i Presidencës finlandeze të BE-së do të mundësojë që të paktën Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv, kurse Shqipërisë t’i kërkohet përmbushja e kushteve të nevojshme para fillimit të negociatave. Ky veprim do ta lërë Francën të izoluar, pasi ajo vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur kundër çdo vendimi gjatë bisedimeve për këtë çështje në mbledhjen ministrore të BE-së. Pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Shkupin.
Vendimi për të hapur negociatat e pranimit kërkon një miratim unanim të vendeve anëtare. Takimi i ministrave zhvillohet me dyer të mbyllura por burime nga brenda për mediat theksojnë se Franca ka vazhduar të mbrojë qëndrimin kundër dhënies së datës.Megjithatë, nëse në takimin e së martës do të ketë një vendim nga ana e ministrave të BE-së, ai duhet të konfirmohet më pas në një samit të shefave të shteteve ose qeverive, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel, përcjellë albinfo.ch
Në mbledhjen e tyre në qershor, ministrat miratuan konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke premtuar se do të marrin një vendim “jo më vonë se tetori i vitit 2019”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok tha se shteti i tij mendon se Shkupi dhe Tirana zyrtare ende nuk kanë përmbushur kushtet, që t’u jepet data për nisjen e bisedimeve për anëtarësim më bllokun evropiane.“Kur është në pyetje Maqedonia e Veriut, ne konsiderojmë se duhet të plotësohet edhe një kusht, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike. Kur të përmbushet ky kusht, mund të nisin bisedimet për çështjen e anëtarësimit (në BE).
Kurse sa i përket Shqipërisë, mendojmë se ende duhet të punojnë dhe nuk janë gati për nisjen e bisedimeve”, ka thënë ai.Përderisa vendet si Holanda dhe Danimarka duan të shohin më shumë progres në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sundimin e ligjit, Franca do që të vendoset një metodologji e re në procesin e zgjerimit, duke e bërë këtë proces më shumë gradual dhe të kthyeshëm.
Kjo do të thotë se kur të mbyllen kapitujt e caktuar negociatorë, ato mund të hapen nëse shteti kandidat nuk vazhdon progresin.Franca dëshiron që Komisioni Evropian të dalë në pranverë me një propozim konkret për këtë, e pastaj, dikur gjatë vetës, të mund të merret vendimi për nisjen e negociatave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













