Kosova
Bekim Jashari jep mesazhin e tij në përmbylljen e Epopesë së lavdishme të UÇK-së
Kujtesa historike nuk është vetëm detyrë, por obligim madhor për të gjithë brezat e shqiptarëve, në mënyrë që të nxjerrim mësim nga e kaluara për ta përballuar dhe ndërtuar më lehtë dhe më me sukses të ardhmen tonë.
Kështu u tha në një program artistik në përmbyllje të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.
Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, ky aktivitet është mbajtur pa praninë e publikut, duke respektuar kështu masat e institucioneve shëndetësore vendore.
Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari tha se ishte kënga ajo që mbajti gjallë frymën tonë patriotike, shpresën për liri dhe pavarësi dhe ishte zëri i protestës që trokiste në ndërgjegjen e ndërkombëtarëve për ndërhyrje në ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë.
“22 vjet pas çlirimit të vendit, falënderoj të gjithë këngëtarët tonë që i kënduan UÇK-së, luftës heroike që zhvillohej nga të moshuarit e deri te fëmijët. Ata që i kënduan lirisë dhe ata që mbajtën gjallë shpresën se liria po vjen. Ju që nuk u ndalët asnjëherë në nderim të jetë dhe veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dëshmorëve e martirëve dhe gjithë historisë sonë të lavdishme ju falënderoj nga zemra dhe ju bëj thirrje që të vazhdoni të jeni të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e dëshmorëve tonë. Lavdi, heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit”, tha Jashari.
Sonte në Prekaz është ndezur flakadani për Natën e Zjarreve dhe është mbajtur një koncert në nderim të 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, rënies së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij në një luftë skajshmërish të pabarabartë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












