Futboll
Zyrtarizohet ndeshja mes Feronikelit dhe AC Milan
Skuadra e madhe italiane AC Milan më 10 gusht do të zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës në futboll, Ferronikelin.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra kosovare nëpërmjet një njoftimi për medie.
“Sot është arritur marrëveshja për supersfidën që do të zhvillohet mes Feronikelit dhe skuadrës legjendare të Serie A, AC Milan. Pas negociatave që kanë filluar qe një kohë, sot është finalizuar marrëveshja për këtë miqësore të madhe. Skuadra e AC Milan do të vijë për herë të parë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren me kampionët e Kosovës, Feronikelin”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Aty theksohet se presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, nënshkroi marrëveshjen me menaxherin Agron Selimi, i cili ishte ndërmjetësuesi i marrëveshjes në këtë rast.
Detajet për fillimin e lojës dhe për bileta nuk janë caktuar ende, por që do të komunikohen me kohë.
Ky njoftim ka gëzuar tifozët e skuadrës italiane në Kosovë që janë në numër të madh.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












